Misioni dhe vizionieBibliotekPromovime dhe kritika Културно наследство Shkrimtar dhe poete fillestar Botuesit Bibliobus

Проекти

Анкета

Кои нови услуги би сакале да бидат воведени во Градската библиотека
 
CVETAN DIMOV PDF Печати Write e-mail

Njësia organizative "Cvetan Dimov" - Shkup me klone

Struktura organizative e Bibliotekës Qendrore “Cvetan Dimov” me klonet e saj, është një segment shumë i rëndësishëm në mozaikun e biliotekave të cilat përbëjnë Bibliotekën e qytetit "Vëllezërit Miladinovci" – Shkup. . Biblioteka “Cvetan Dimov” dhe klonet e saj: "Shën. Naumi i Ohrit "," Gjorgje Abaxhijev "," Koço Racin "," Kole Nedelkovski "dhe "25 Maji ", shtrihen në një  territor i cili përfishin tri komuna të Shkupit: komunën e Butelit, Gazi Babës dhe Çairit. Në kuadër të këtyre komunave gjenden shumë shkolla fillore dhe të mesme. Shumica e bibliotekave janë në afërsi të menjëhershme të shkollave gjë që ndikon në rritjen e  interesimit për anetarsim në bibliotekat tona, e si  rrjedhim i kësaj edhe detyrimi ynë për të përmbushur kërkesat e tyre. Suksesi i "misionit" tonë bibliotekist do të varet kryesisht nga qasja e  lartë profesionale dhe  përgjegjësia e të gjithë punonjësve, por kryesisht nga cilësia dhe sasia e fondit te librave të cilat ofrohen, beletristike, hite më të reja botërore të mjeshtrave të lartë të fjalës së shkruar, botime lektyrash dhe botime shkencore që janë objekt i interesit të publikut, lexuesit.

Biblioteka "Cvetan Dimov" është një nga bibliotekat më të vjetra në qytet që daton nga viti 1947 dhe prej ekzistimit deri më sot është një bibliotekë multietnike, unike në llojin e saj në kryeqytetin tonë. Me kalimin e kohës, ndryshuan breza të bibliotekistëve e lexues, por biblioteka ka qenë gjithmonë dhe mbeti një vend nderi dhe respekti. Ajo ishte dhe mbetet një vend ku ata kultivuan identitetin kulturor dhe intelektual të të gjitha grupeve etnike në Maqedoni, por mbi të gjitha kanë forcuar dhe zhvilluar bashkëjetesën ndër-etnike. Biblioteka "Cvetan Dimov" dhe klonet e saj kanë qenë dhe mbeten sinonim për respektin ndërpersonal dhe respektin reciprok, ajo është në të vërtetë forca dhe ardhmeria e këtij vendi.

 

 

Biblioteka qendrore "Cvetan Dimov"

Rr . Kristian Todorovski Karposh 5, Çair
Numri i punonjësve: 5
Pozicioni:                  3 - tipi bibliotekistë II          (arsim të mesëm)
1 – pastrues               (arsim të ulët)
1 - Udhëheqës            (arsimit të lartë)

Numri i anëtarëve (2010)                                               1317
Numri i librave të dhene (2010)                                       6577

 

 

Biblioteka qendrore "Cvetan Dimov" është e vendosur në ndërtesën e re të komunës Çair. Me pamjen e saj të brendshme dhe kushtet për punë është një shembull i një biblioteke moderne, ku lexuesit e saj mund të kalojnë çaste të këndshme shoqëruar me librin. Gjithashtu biblioteka u ofron klientëve të saj një lidhje interneti, sigurisht në drejtim të proceseve kulturore dhe arsimore dhe së shpejti do ti bashkohet sistemit informativ COBISS të bibliotekës së qytetit. Fondi i librave të Bibliotekës Qendrore "Cvetan Dimov" perfshin rreth 100.000 kopje dhe në çdo moment është në dispozicion për qytetarët e Shkupit. Si biblotekë multietnike, institucioni ynë ka literaturë në disa gjuhë: maqedone, shqipe, turke, serbe e tjera, beletristikë dhe letërsi nga shumë fusha shkencore. Kënaqësi e madhe është të punosh në bibliotekë, sidomos kënaqësi është kur i sheh fytyrat e qeshura të lexuesve e kjo nxit edhe më tepër  për një angazhim dhe kontribut më të madh.

 

Промоции

Дигиталната едиција на добитниците на наградата„Браќа Миладиновци“на СВП
There are no translations available.

 
Изложба: Моќта на животот
There are no translations available.

Слики од изложбата „Моќта на животот’

Read more...
 
Банер
Банер
Банер
Банер
Банер
Банер
Банер
Банер
Банер

Мудрите за книгата


Notice: Trying to get property of non-object in /home/gbskmk/public_html/2015/plugins/content/vote.php on line 23

„За повеќето луѓе животот е грдо време, застануваат и чекаат да помине. - Џек Лондон“